Real Madridi e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
13 herë kampionët e Evropës ndeshjen e parë me “Blutë” e luajnë të mërkurën me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Stamford Bridge”, shkruan Demokracia.com.
Në listën e publikuar bëjnë pjesë top sulmuesi i kësaj skuadre, Karim Benzema, njëherit kërcënimi më i madh i londinezëve. Ndërsa mungesë për “mbretërit” është ish-sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard.
Lista e plotë:
Portierët: Courtois, Lunin, Fuidias.
Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy.
Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vazquez, Ceballos, Camavinga.
Sulmuesit: Benzema, Asensio, Bale, Vinicius, Rodrygo, Mariano./Demokracia.com/