Në Brazil janë shënuar mbi 2 mijë vdekje nga Covid-19 në një ditë të vetme për herë të parë, ndërsa nivelet e infeksionit janë rritur.
Brazili ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë, pas SHBA-së, me një total prej 268 mijë e 370 viktimash.
Të mërkurën u shënuan gjithsej 2 mijë e 286 viktima.
Ekspertët paralajmërojnë që niveli i transmetimit përkeqësohet nga variante më ngjitëse, përcjellin mediat e huaja.
Të mërkurën, ish-udhëheqësi Luiz Inacio Lula da Silva kritikoi vendimet e Presidentit Jair Bolsonaro të marra gjatë pandemisë.
Bolsonaro, i cili u fotografua i veshur me një maskë për herë të parë, të mërkurën, ka kërkuar vazhdimisht të minimizojë kërcënimin që paraqet virusi.
Në fillim të kësaj jave ai u tha njerëzve të “ndalonin të bërtiturat“.