Sport
Lumbardh Dellova u ndëshkua me karton të kuq direkt në tunel për shkak të ofendimeve ndaj drejtuesve të Gjilanit
Demokracia
14:17 | 04 Prill 2022

Share:

Ballafaqimi i zjarrtë mes SC Gjilanit dhe FC Ballkanit është shoqëruar me tensione të shumta.

Ndeshja u ndërpre në sekondat e fundit pasi që skuadra e Gjilanit barazoi rezultatin dhe disa individë e sulmuan portierin e mysafirëve, Stivi Frashërit.

Tensione kishte edhe mes futbollistëve pas që iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

Enigma mëson ekskluzivisht se futbollisti i Ballkanit, Lumbardh Dellova, është ndëshkuar me karton të kuq në tunel.

Qendërmbrojtësi është “skuqur” nga gjyqtari Genc Nuza pasi që kishte ofenduar drejtuesit e klubit gjilanas.

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025