Lajme
SHBA do të kërkojë pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
Demokracia
14:08 | 04 Prill 2022

Share:

SHBA do t’i kërkojë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të pezullojë Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut.

Kështu ka bërë të ditur ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, transmeton Demokracia.com.

Një shumicë prej dy të tretash nga asambleja prej 193 anëtarësh në Nju Jork mund të pezullojë një shtet nga këshilli për kryerjen e vazhdueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut gjatë anëtarësimit të tij, raporton Reuters.

“Pjesëmarrja e Rusisë në këshillin e të drejtave të njeriut është një shfaqje. Dhe është e gabuar, prandaj ne besojmë se është koha që asambleja e përgjithshme e OKB-së të votojë për të larguar Rusinë”, tha Thomas-Greenfield të hënën në Bukuresht.

“Mesazhi im për ato 140 vende që kanë qëndruar me guxim së bashku është: imazhet nga Bucha dhe shkatërrimi në të gjithë Ukrainën kërkojnë që tani t’i përputhim fjalët tona me veprimet”, tha ajo më tej./Demokracia.com/

Të ngjashme