Lajme
Lidhja me grabitjen e parave në Rinas| Kush është Iljaz Çali që humbi jetën nga atentati në autostradë
Demokracia
13:22 | 04 Prill 2022

Share:

Iljaz Çali ishte i riu që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në atentatin e tipit mafioz, në autostradën Tiranë-Durrës.

37-vjeçari humbi jetën pasi u qëllua me një breshëri plumbash teksa po lëvizte me makinën e tij, ç’ka solli daljen e tij nga rruga dhe përplasjen me trafikndarësen në autostradë.  Fillimisht nga policia u dyshua për aksident, nisur edhe nga inspektimi i parë në vendin e ngjarjes, ku trupi u gjet i shtrirë në rrugë, po konstatimi i gëzhojave në vendngjarje, ndryshoi pistën e hetimit, ndërsa policia tha se bëhej fjalë për një atentat.

Çali nuk është një emër i panjohur për policinë. Vite më parë, gjatë një operacioni të policisë, policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e tij, rreth 682 rrënjë kanabis sativa. Asokohe Cali u shpall në kërkim ndërsa nëna e tij, Xhemile Cali u arrestua për kultivim kanabisi. Aksioni u ndërmor nga blutë e shtetit, në korrik të 2016 pas mega grabitjes në aeroportin e ‘Nënë Tereza’.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij atentati, si dhe për identifikimin e autorëve.

Të ngjashme