Sport
Shoqata për Mbrojtjen e Futbollistëve reagojnë për incidentin: Jemi të shokuar, akterët e ngjarjes të mos lejohen të futen në stadiume
Demokracia
12:59 | 04 Prill 2022

Share:

Në lidhje me incidentin e ndodhur të dielën në ndeshjen Gjilani – Ballkani ka reaguar edhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës.

Ata përmes një reagimi janë shprehur të shokuar me atë që ndodhi në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku disa tifozë gjilanas sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin, i cili u dërgua me urgjencë në spital, shkruan Demokracia.com.

Kjo shoqatë ka kërkuar që akterët që shkaktuan sulmin ndaj Frashërit të mos lejohen të futen në stadiume.

Gjithashtu, shoqata kërkoi edhe nga FFK-ja të marrë masat e duhura dhe parandaluese që situatat e tilla të mospërsëriten asnjëherë.

Reagimi i plotë:

Reagim

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës është e shokuar me incidentin që ngjau dje në Gjilan, dhe dënon ashpër sulmin nga tifozët e klubit futbollistik SC Gjilani ndaj portjerit të KF Ballkani, Stivi Frashëri, me kërkesën që akterët e kësaj ngjarje të mos lejohen më kurrë të përcjellin ndeshje sportive futbollistike, sepse “tifozë” të tillë nuk i duhen as SC Gjilanit – as ndonjë ekipi tjetër të futbollit.

Ne kërkojmë nga Federata e Futbollit të Kosovës të marrë masat e duhura dënuese dhe  parandaluese që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më.

Futbollistët brenda vijave të fushës së lojës janë të shenjtë e të paprekshëm dhe siguria e tyre duhet të jetë e plotë dhe e padiskutueshme.

Duke shpresuar që ky të jetë rasti i fundit që ndodhë në futbollin e Kosovës, urojmë që Stivi Frashëri të shërohet plotësisht dhe t’i kthehet sa më parë dhe më i fortë fushës së blertë./Demokracia.com/

Të ngjashme