Policia e Kosovës, ka njoftuar se në një biznes në Prishtinë, ka ndodhur një grabitje.
Grabitësi u ka hedhur ‘spray’ syve, dy punëtorëve dhe ka arritur që nga arka t’i marrë 800 euro, shkruan Demokracia.com.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh.
Njoftimi i plotë:
GRABITJE
Prishtinë, 02.04.2022-23:05. Dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë kanë informuar se një i dyshuar i pa njohur u ka hedhur sprej dhe më pas ka grabitur rreth 800 euro para nga arka e lokalit. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.