Lajme
U ndalua për kontroll rutinore, policia i gjen 21-vjeçarit armën pa leje
Demokracia
08:58 | 04 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, njësitet patrulluese te stacionit policor në Dragash, kanë ndaluar një veturë ku kanë gjetur armë në të.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit te vozitësit, policia në çantën e tij gjeti dhe sekuestroi një pistoletë,  një karikator, një fishkë dhe një brisk, përcjell Demokraica.com.

“Derisa ndaluan një automjet me targa  vendore për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit te vozitësit, policia ne çantën  e tij gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave: një pistoletë, një karikator, një fishkë dhe një brisk”, thuhet në njoftimin për media.

Njoftimi i plotë:

U ndalua për kontrolle rutinor, ju gjet arma pa leje

Prizren, 04 prill  2022

Me datë 04 prill 2022, njësitet patrulluese te stacionit policor ne Dragash, në një pik kontrolli, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa  vendore për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit te vozitësit, policia ne Çantën  e tije gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave:

• Një Pistoletë

• Një karikator

• Një fishkë dhe

• Një Brisk

Në lidhje me këtë rast  i dyshimit E.GJ i lindur në vitin 2001.eshte shoqëruar ne stacioni policor ne Dragash , ku i njëjti është intervistuar.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit ku pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti shkon  ne procedurë te rregullt.

Në vijim gjeni disa foto të dëshmive të konfiskuara në rast./Demokracia.com/

Të ngjashme