Lajme
​Zgjedhjet serbe| EULEX tregon si është situata në pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi
Demokracia
17:27 | 03 Prill 2022

Share:

Qarkullimi në pikëkalimet e përbashkëta kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke vijuar pa vonesa dhe pa incidente.

Kështu ka bërë të ditur Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, përmes një postimi në Twittter.

Ai ka njoftuar se situatën po e monitoron njësia e specializuar policore e EULEX-it dhe rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane.

Sipas tij, situata po monitorohet në gjashtë pikëkalime kufitare.

“Njësia e Specializuar Policore e EULEX-it dhe Rezerva e saj e përbërë nga pjesëtarë të Forcës së Xhandarmerisë Evropiane janë duke e monitoruar situatën në të gjitha gjashtë Pikëkalimet të Përbashkëta Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që nga orët e para të mëngjesit të sotëm. Qarkullimi është duke vijuar pa ndonjë vonesë të konsiderueshme apo incidente”, ka thënë ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme