Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur nga të shtënat në qendër të Sakramentos, njoftoi policia e kryeqytetit të shtetit të Kalifornisë.
Njerëzit ikën nëpër rrugë pasi të shtënat me automatikë shpërthyen në një zonë të mbushur me restorante dhe bare, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.
Oficerët e policisë mbyllën zonën pas të shtënave në orët e para të së dielës.
Ata i kërkuan publikut që të paraqesë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e të dyshuarve.
Shefja e policisë së Sakramentos, Katherine Lester u tha gazetarëve se të shtënat ishin dëgjuar nga oficerët pranë një turme shumë të madhe njerëzish. “Kjo është një situatë vërtet tragjike”, tha ajo.
Oficeri tha se hetuesit kishin mbërritur në vendngjarje dhe i kërkuan publikut të dilte me çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e përgjegjësve.
Të shtënat ndodhën rreth orës 02:00 në një zonë në Rrugën 10 dhe K që të çon në Golden One Center, ku Sacramento Kings luajnë basketboll.
Policia tha se zona ku ndodhën të shtënat tashmë është siguruar./Demokracia.com/