Lajme
Ukraina kërkon vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë
Demokracia
15:03 | 03 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e akuzoi Rusinë për kryerje të një “masakre” të qëllimshme në qytetin e Buçës, që gjendet pranë Kievit.

Ai u bëri thirrje vendeve të G7-ës që të vendosin sanksione “shkatërruese” ndaj Moskë.

“Ne ende po mbledhim trupat e pajetë, por deri më tani numri ka shkuar në qindra. Trupa të pajetë janë nëpër rrugë. Ata vrasin civilë kur ishin aty dhe kur u larguan nga fshatrat dhe qytetet”, citohet të ketë thënë Kuleba.

Më herët, një zyrtar lokal në Buça tha se afër 300 civilë janë vrarë gjatë kohës kur forcat ruse e kanë kontrolluar Buçën. Ky qytet u rimor nga forcat ukrainase një ditë më parë, shkruan REL.

Në rrjete sociale janë publikuar pamje të trupave të pajetë në rrugët e këtij qyteti.

Rusia ende nuk ka reaguar lidhur me këto pretendime. Moska vazhdimisht thotë se nuk sulmon civilët, pavarësisht provave të shumta që dëshmojnë të kundërtën.

Të ngjashme