Moti i keq dhe rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar qarkullimin në Rrugën e Arbrit.
Ndërkohë policia përmes një njoftimi për mediat bën me dije se shembja ka ndodhur në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm.
Ndërsa Policia e Shtetit ka vendosur në të dy anët e rrugës orienton drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër.
“Si pasojë e motit me reshje shiu e dëbore në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë, është shembur një masiv dheu dhe gurësh duke e bërë këtë aks të pakalueshëm. Shërbimet e mirëmbajtjes së rrugës me mjetet eskavator po punojnë për hapjen dhe pastrimin e saj. Shërbimet e Policisë ndodhen në të dy kahet e rrugës për të orientuar drejtuesit e mjeteve që në raste emergjente të ndjekin aksin e vjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.
View this post on Instagram