Pamjet e rënda të viktimave nëpër rrugët e Bucha, qytet afër Kievit, kanë nxitur reagime të ashpra kundër Rusisë, e cila po akuzohet se ka kryer masakër dhe gjenocid.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është i shokuar nga pamje e publikuara, përcjell Demokracia.com.
“BE-ja po ndihmon Ukrainën dhe OJQ-të në mbledhjen e provave të nevojshme për ndjekje në gjykatat ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Shocked by haunting images of atrocities committed by Russian army in Kyiv liberated region #BuchaMassacre
EU is assisting #Ukraine & NGO’s in gathering of necessary evidence for pursuit in international courts.
Further EU sanctions & support are on their way.
Слава Україні!
— Charles Michel (@eucopresident) April 3, 2022
Të shtunën një numër i madh i personave u gjenden të vdekur në rrugët e qytetit Bucha, pas tërheqjes së trupave ruse nga atje.
Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se rreth 280 persona janë varrosur në varre masive pas kësaj masakre, përcjell Demokracia.com.
Kryetari i Kievit, Vitaly Kitschko ka thënë se ajo që ka ndodhur në këtë qytet, mund të përshkruhet vetëm si gjenocid.
Ndonëse Rusia ka nisur tërheqjen nga disa qytete pas marrjes në kontroll nga Ukraina, një numër i lartë i viktimave është shënuar gjatë këtyre ditëve.
Tani kur janë bërë më shumë se një muaj prej kur ka nisur lufta, OKB ka thënë se shifra e viktimave mund të jetë shumë më e lartë se sa ajo që po raportohet deri më tani./Demokracia.com/