Gazetari dhe njohësi i çështjeve të Europës Lindore, Sergej Sumlenny ka thënë se populli i Kosovës e di shumë mirë çfarë do të thotë kur Serbia të pushton qytetin ku jeton.
Sumlenny në një përgjigje në rrjetin social në Twitter ndaj një shkrimi të Petrit Selimit, ku krahason Serbët me Rusët, ka thënë se ata janë “vëllezër”, përcjell Demokracia.com.
“Populli i Kosovës e di shumë mirë, fatkeqësisht, se çfarë do të thotë kur ushtarët rusë (serbë) ta pushtojnë qytetin. Siç thonë të dy regjimet e Rusisë dhe Serbisë, ata janë “vëllezër” dhe “qëndrojnë së bashku kundër botës”. Ata veprojnë shumë ngjashëm”, tha ai.
People from Kosovo know – unfortunately – way too good what it means when Russian (Serbian) soldiers occupy your town. As both Russian and Serbian regimes loved to say, they are "brothers" and "stay together against the world". They act very similar. https://t.co/HIwn5GFTvD
— Sergej Sumlenny, LL.M (@sumlenny) April 3, 2022
Ndërkohë, ky reagim vjen pas publikimit të pamjeve të rënda gjatë ditës së shtunë që tregojnë trupa të pajetë rrugëve të qytetit Bucha, përcjell Demokracia.com.
Këto pamje janë shumë të ngjashme me ato të luftës në Kosovë gjatë vitit 1999, ku Serbia ka vrarë, masakruar e dhunuar qytetarët e Kosovës.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase raportojnë se kanë marrë kontrollin e qytetit Bucha, nga ku vijnë pamjet e viktimave në rrugë./Demokracia.com/
VIDEO| Pamje të rënda nga Ukraina, trupat e civilëve të vrarë shihen rrugëve të një qyteti