Kosova në hendboll ka regjistruar barazim të rëndësishëm në përballjen e sontme ndaj Rumanisë.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova u përballë sonte me kombëtaren rumune, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja në kryeqytet u mbyll me rezultat të barabartë, 23:23.
Pas dy humbjeve nga Mali i Zi dhe Suedia, ky ishte barazim i rëndësishëm për tanët.
Ndryshe, Kosova bën pjesë në grupin 8 dhe momentalisht ka vetëm një pikë. /Demokracia.com