Lajme
VIDEO| Grekët “sulmojnë” autokolonën e NATO-s dhe forcave amerikane
Demokracia
20:03 | 02 Prill 2022

Share:

Aktivistët e majtë grekë “sulmuan” me ngjyrë të kuqe sot autokolonat e forcave të NATO-s dhe amerikanëve. Ata i gjuajtën tanket dhe autoblindat të cilat me tren po dërgoheshin në Poloni, transmeton Demokracia.com.

Kujtojmë se automjetet e blinduara amerikane janë shkarkuar në portin e Aleksandropolisit ditët e fundit dhe prej andej ato transportohen me hekurudhë drejt Polonisë.

Partia Komuniste e Greqisë ka kërkuar që hekurudhat të refuzojnë t’i shërbejnë trenave që transportojnë pajisje amerikane dhe të NATO-s në drejtim të Polonisë, respektivisht në kufirin me Ukrainën.

NATO-ja dhe SHBA-ja po dërgon vazhdimisht ushtarë dhe pajisje luftarake në Poloni për t’i bërë ballë një sulm të mundshëm rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s. /Demokracia.com/

Të ngjashme