Lajme
E FUNDIT| Jep dorëheqje sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë
Demokracia
21:38 | 01 Prill 2022

Share:

Sekretarja për media në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki pritet që të japë dorëheqje nga kjo pozitë.

Mediat amerikane raportojnë se ajo do t’i bashkohet mediumit MSNBC, përcjell Demokracia.com.

Psaki është në bisedime me mediumin në fjalë dhe ka qenë në konsultime të afërta me Shtëpinë e Bardhë lidhur me dorëheqjen e saj.

Sidoqoftë, ekipi i medias në Shtëpinë e Bardhë nuk është njoftuar ende zyrtarisht për largimin e saj.

“Unë mendoj se është koha që dikush tjetër ta marrë këtë detyrë tani apo një vit më vonë”, kishte  thënë ajo kohë më parë për CNN.

Psaki nuk ka dalë para mediave që prej 21 marsit. Arsyeja për këtë është pasi ajo u infektua me Covid-19, gjë e cila ka bërë që ta humb udhëtimin e presidentit Biden në Belgjikë dhe Poloni, përcjell Demokracia.com.

Në SHBA, nuk është e jashtëzakonshme që zyrtarët e Administratës, si ata të mediave, të largohen nga puna për media të ndryshme.

Dy ish-sekretare të Trumpit u larguan gjatë administratës së tij, njëra iu bashkua Fox Neës, ndërsa tjetra Neësmax TV./Demokracia.com/

Të ngjashme