Lajme
Situatë alarmante, ky është numri i lartë i të vdekurve nga COVID-19 në Shqipëri
Demokracia
18:12 | 10 Mars 2021

Share:

17 të vdekur dhe 631 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë bënë të ditur se gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime anti-COVID ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime, përcjell Demokracia.com

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: 17 persona kanë humbur jetën në betejën me koronavirus. Janë kryer 3035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 631 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 255 raste në Tiranë, 36 raste në Vlorë, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 17 raste në Korçë, 16 raste në Mirditë, 15 raste në Krujë, Lushnje, Kamëz, 14 raste në Elbasan, 13 raste në Lezhë, 11 raste në Kavajë, Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Gjirokastër, Pogradec, 8 raste Peqin, 7 raste në Berat, Tepelenë, 6 raste në Kurbin, Pukë, Kuçovë, 5 raste në Dibër, 4 raste në Kolonjë, 3 raste në Devoll, Tropojë, Mallakastër, Mat, Ura Vajgurore, Shijak, Patos, Cërrik, 2 raste në Përmet, Sarandë, Delvinë, Malësi e Madhe, Gramsh, Skrapar, Vorë, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Prrenjas, Himarë, Maliq, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 714 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 77,498 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Të ngjashme