Lajme
Ukraina thotë se ka rimarrë një qytet afër Kievit, kryetari i Buchas flet nga qendra
Demokracia
19:45 | 01 Prill 2022

Share:

Trupat ukrainase kanë rimarrë kontrollin e qytetit Bucha, afër kryeqytetit ukrainas të Kievit, sipas kryetarit të rajonit, Anatoliy Fedoruk, shkruan Sky News.

Fedoruk tha se zona u rimor të enjten, duke shtuar se “31 marsi do të mbetet në historinë e qytetit tonë… si dita e çlirimit të tij nga Rusia”.

Ndërkohë, gazetari ukrainas Oleksiy Sorokin pohoi në mediat sociale se trupat ruse po tërhiqen masivisht nga rajoni i Kievit.

Ai tha se Bucha dhe Hostomel janë midis “dhjetëra qyteteve dhe fshatrave të tjerë” që tani janë nën flamurin ukrainas.

Të ngjashme