Lajme
Ambasada britanike ka një kërkesë konkrete për Qeverinë e Kosovës
Demokracia
17:58 | 10 Mars 2021

Share:

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka kërkuar që rekrutimi në Bordet e Ndërmarrjeve Publike të jenë transparente.

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka kërkuar nga qeveria në detyrë që të shtyjë vendimet për rekrutimin e zyrtarëve të lartë deri në formimin e qeverisë së re, përcjell Demokracia.com

“Ne e mirëpresim shtyrjen e procesit të intervistimit për Bordin e KEK-ut, por mbetemi të shqetësuar për proceset e rekrutimit të Bordeve të tjera të Ndërmarrjeve Publike dhe Kryeshefave Ekzekutiv të tyre. Ne besojmë se ato duhet të jenë transparente dhe të strukturuara mirë, dhe në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike. Ne fuqimisht sugjerojmë që Qeveria në detyrë të shtyjë të gjitha vendimet dhe proceset e rekrutimit për zyrtarë të lartë derisa të formohen institucionet e reja”, thuhet në reagimin e ambasadës./Demokracia.com

https://www.facebook.com/UKinKosovo/posts/1863204223838660

Të ngjashme