Lajme
Pas postimit të Duda Baljes dhe kërcënimeve që i mori, drejtoresha e shkollës në Gjakovë hap rast në Polici
Demokracia
16:48 | 01 Prill 2022

Share:

Drejtoresha e Shkollës së Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, Florentina Gjergjaj ka hapur rast në polici për shkak të kërcënimeve në rrjetin social “Facebook”, shkaku i një shenje të ndalimit të shamisë që ishte vendosur në atë shkollë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonini e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Me datë 01.03.2022  ankuesja drejtoreshe e shkollës se mesme “Nexhmedin Nixha” është kanosur me fjalë ofenduese nga disa persona ne rrjetin social Facebook. E tërë kjo ka ndodhur si pasoj e disa ndalesave ne shkollë qe janë vendosur sipas rregullave te ministrisë se arsimit”, tha Gjurkaj.

Ai tha më tej se për momentin nuk ka persona të arrestuar.

Mirëpo lidhur me rastin, policia thotë se janë njoftuar njësia e hetimeve si dhe Prokurori i Shtetit.

Gjurkaj tha më tej se hetimet janë duke vazhduar./Demokracia.com/

Të ngjashme