Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Rastin për Demokracia.com e ka kofirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 12:15, është pranuar informata për një zjarr në një objekt në fshatin Vragoli në Fushë Kosovë. Menjëherë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ftuar edhe zjarrfikësit”, tha Borovci.
Ai tha më tej se bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale./Demokracia.com/