Lajme
Myftiu Naim Tërnava për ndalesën e shamisë: Nuk dua ta besoj se ishte e qëllimshme në prag të Ramazanit
Demokracia
12:38 | 01 Prill 2022

Share:

Myftiu kosovar, Naim Tërnava ka reaguar në lidhje me vendosjen e shenjës së ndalimit të mbulesës në një shkollë në Gjakovë.

Ai ka thënë se dëshiron ta besojë se ishte e paqëllimshme e sidomos në afërsi të muajit të Ramazanit. Sipas tij, arma nuk mund të barazohet me shami.

“Nuk dua ta besojë se kjo është bërë me qëllim të caktuar në prag të muajit të shenjtë, të bekuar të Ramazanit, nuk dëshiroj të besoj që është bërë me një qëllim të caktuar, dhe mund të them se ka qenë lëshim i rastit, ngase assesi, në asnjë mënyrë e asnjëherë, nuk mund të nivelizohet arma me mbulesë”, ka thënë Tërnava.

Ai tha se mbulesa është urdhër nga zoti dhe duhet respektuar, duke shtuar se drejtoresha e arsimit dhe komuna kishin reaguar me kohë.

Gjithashtu ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës dënon rastet e tilla në vazhdimësi

“Ky do të mbetet një rast i izoluar përderisa Bashkësia Islame e Kosovës dënon rastet e tilla në vazhdimësi, ngase ne jemi që mes nesh te mbretëroj toleranca, harmonia, afrimi besimi e kështu me radhë”, ka shktuar ai.

Ndërkaq sot, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Muajin e shenjtë të Ramazanit.

Të ngjashme