25 mijë e 811 familje me 102 mijë e 333 anëtarë kanë përfituar ndihma sociale nga shteti në tremujorin e parë të vitit 2022, bazuar në të dhënat e fundit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Ndërsa, 2 mijë e 431 familje kanë përfituar nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, shkruan Demokracia.com.
Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja ka një rënie të lehtë të skemës së ndihmave sociale.
Në janar të vitit 2022 kanë përfituar 25 mijë e 933 familje ndihmë sociale, kurse në muajin shkurt kanë përfituar 25 mijë e 811 familje.
Sërish qyteti i Mitrovicës mban numrin më të madh të anëtarëve që kanë përfituar ndihmë sociale për tremujorin e parë të vitit 2022.
Nga skemat pensionale rezulton se në “bazë të moshës ishin 148 mijë e 20 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ishin 49 mijë e 746 përfitues; nga skema për pensionet familjare ishin 3 mijë 506 përfitues, nga skema për pensionet invalidore ishin 69 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës ishin 1 mijë e 990 përfitues”.
“Nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ishin 1 mijë e 233 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës ishin 630 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër ishin 1 mijë e 725 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ishin 17 mijë e 737 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ishin 2 mijë e 697 përfitues”, thuhet raportin e ASK-së, përcjell Demokracia.com.
Ndihmë kanë përfituar edhe nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve e luftës kanë përfituar 13 mijë e 250 përfitues, ndërsa nga skema për veteranët e luftës ishin 37 mijë e 15 përfitues./Demokracia.com/