Lajme
Bislimi: Implementimi i marrëveshjes së MSA-së nuk ka boshllëk buxhetor
Demokracia
12:03 | 01 Prill 2022

Share:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane për shqyrtimin kombëtar të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit për vitin 2022-2026.

Bislimi në këtë komision ka thënë se kanë hartuar një plan me 3 blloqe, shkruan Demokracia.com.

Në këtë plan përfshihen kriteret politike, ekonomike dhe kriteret për përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian.

“Ne këtë plan të veprimit e kemi miratuar më 9 mars, ku programi përmban 3 blloqe në të cilat janë kriteret politike, kriteret ekonomike, kriteret me përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Evropian. Ky dokument përmban 300 faqe, ku janë paraparë 229 masa që presin të zbatohen brenda vitit, nga këto 90 masa janë legjislative, ku brenda këtyre 90 masave janë 40 projektligje, kurse 139 janë masa zbatuese”, ka thënë Bislimi.

Ai ka shtuar se implementimi i kësaj marrëveshjeje për vitin 2022-2026 ka vlerën e mbi 46 milionë eurove dhe nuk ka boshllëk buxhetor.

“Për implementimin e kontratë-zbatimit të MSA-së 2022-2026 është paraparë kosto në vlerë 46 milionë e 11 mijë e 219 euro, ku pjesa më e madhe e tyre pra 5 milionë janë të ndara nga buxheti i Kosovës, kurse si pjesë tjetër janë të ndarë 20.5 milionë janë të hyra nga donatorët. Nuk ka kurrëfarë boshllëku buxhetor, prandaj kemi buxhet të mjaftueshëm”, ka thënë Bislimi./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025