Lajme
Gjakovë: Pamje nga vetaksidenti ku u lënduan tre persona
Demokracia
23:50 | 31 Mars 2022

Share:

Një vetaksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mrasor, rruga Klinë-Gjakovë.

Mediat lokale kanë publikuar fotografi nga aksidenti.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj për Demokracia.com ka thënë se dy prej të lënduarve janë duke u trajtuar në spitalin rajonal-Gjakovë dhe një në QKUK.

“Rreth orës 20:00 Vetëaksident Fsh. Mrasor. Tre persona të lënduar. Dy prej tyre janë duke u trajtuar në spitalin rajonal-Gjakovë dhe një në QKUK. Arsyeja është mospërshtatja e kushteve te rrugës”, tha Gjurkaj./Demokracia.com/

Të ngjashme