Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për rastin.
Policia ka njoftuar se pas marrjes së informatës, njësitet relevante kanë shkuar në vendin e ngjarjes, dhe kanë gjetur një trup i pajetë i shtrirë në rrugë.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, Gashi tha se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
Gashi nuk ka dhënë detaje të tjera, se çfarë moshe ishte viktima.