Ambiciet e presidentit rus, Vladimir Putin, për pushtimin e Ukrainës janë rrëzuar tashmë dhe ai ka humbur në shumë mënyra.
Kështu ka thënë sot kreu i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, përcjell Demokracia.com.
Admirali Sir Tony Radakin e quajti udhëheqësin rus një “shifër të zvogëluar” në krahasim me muajin e parë të luftës.
AI shtoi se NATO është më e bashkuar se çdo herë.
“Unë mendoj se ambiciet e Rusisë për të marrë Kievin dhe gjithë Ukrainën, dhe ta bëjë këtë në një mënyrë shumë të shpejtë dhe mbresëlënëse, janë shkatërruar,” tha Shefi i Shtabit të Mbrojtjes./Demokracia.com/