Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të vdekjes dhe 32 raste të reja me COVID-19.
Kurse, janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.746.
Në total numri i rasteve aktive është 591.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 278 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.098 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.402 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.056 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.