Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të enjten se as Departamenti amerikan i Shtetit dhe as Pentagoni nuk kanë informacione të vërteta për atë që po ndodh në luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.
Këto komente ai i bëri pasi inteligjenca amerikane tha se presidenti rus, Vladimir Putin, po mashtrohet nga këshilltarët e tij në lidhje me Ukrainën dhe sanksionet.
“Ata thjesht nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në Kremlin”, tha Peskov.
“Ata nuk e kuptojnë presidentin Putin, nuk e kuptojnë se si merren vendimet dhe nuk e kuptojnë stilin e punës sonë”, tha ai. /Demokracia.com/