Sport
Mësohen çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në futboll
Demokracia
13:17 | 31 Mars 2022

Share:

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës.

Përballja kryesore do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Llapit, raporton Demokracia.com.

Drita do të ketë punë me Ramiz Sadikut, skuadrën që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Ndeshjet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës në futboll zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje.

Ballafaqimet e para luhen më 7 prill, kurse ato të kthimit një javë më vonë.

Çiftet e plota:

Prishtina – Llapi

Drita – Ramiz Sadiku./Demokracia.com/

Të ngjashme