Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të sjellë për miratim në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Ai tha se Qeveria është zotuar që ky Ligj do të sillet në Kuvend më 31 mars, por që sipas tij një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Për këtë në Kuvend janë vendosur pankarta me mbishkrimin ‘’Ku është Ligji i Pagave’.
Këto pankarta e kanë nxitur reagimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili duket se ndjeu nostalgji për kohën kur LVV ishte opozitë.
‘’Besnik ku je inspiru për këto aksione?’’, pyeti Konjufca.