Lajme
AAK-ja – Qeverisë: Ku është Ligji i Pagave?
Demokracia
10:36 | 31 Mars 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media të enjten ka pyetur Qeverinë e Kosovës për Ligjin e Pagave.

“Ku është Ligji i Pagave”, është mbishkrimi që Tahiri ka shfaqur para mediave.

“Ky ligj ka qenë pjesë e agjendës legjislative të vitit 2021, dhe ka pasur zotim të qeverisë që në fund të marsit të kalojë në qeveri. Ku është ligji i pagave, ku jeni fshehur me këtë ligj, ku është procesi i punës për finalizimin e ligjit. Pse na keni thënë se bëhet në mars, apo është pazotësi e juaja dhe nuk dini të bëni këtë ligj. Ky është obligim që e kemi deputet. Ne kemi shtruar dy pyetje për ministrin. Ne kemi propozuar amendament për ligjin e pagave. Është e pafalshme për një qeveri që ka 50 për qind e me ik sot mu fsheh”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë po ashtu se AAK-ja përkrah nismën e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, për një tërheqje tjetër nga Trusti pensional. Ai ka thënë se Qeveria po del e po mburret me rritje prej 10 për qind të ekonomisë, porse kjo nuk po vërehet në buxhetin e qytetarëve.

“Nuk e di a janë të vetëdijshëm qeveria se fjalët e bukura të tyre se është rrit ekonomia nuk kanë ndikim te populli. Por a është rritur buxheti familjar, një punëtori që është në sektor privat ndër ta jeni edhe ju gazetar. Çka ka përfituar qytetari i Kosovës. Ne mbështesim iniciativën e deputetit Haxhiu që të ndodh tërheqja e Trustit. Ngritja e çmimeve për derivate u raportua dje që për 80 dollarë ka rënë çmimi i naftës në BERZH, pse vazhdon të rritet çmimi, a është prapë mosdije”, ka thënë ndër të tjera Tahiri. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme