Lajme
Sot vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
Demokracia
08:16 | 31 Mars 2022

Share:

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të vazhdojë seanca plenare e së hënës, duke filluar nga ora 10:00, raporton Sinjali.

Në seancën e së hënës ishte planifikuar debat parlamentar për politikën e jashtme, por është shtyrë për shkak se Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla dhe kryeministri Albin Kurti nuk ishin prezent në seancë.

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se meqë Kurti dhe Gërvalla nuk janë në Kosovë, seanca të caktohet për një ditë tjetër.

“Një debat i tillë nuk ka kuptim që të mbahet kur ata nuk janë prezent për disa çështje që vazhdojnë të jenë shqetësimi ynë. Presim të kemi përgjigje nga Kurti dhe Gërvalla. Në dakordim me grupet e tjera parlamentare, kërkojmë që ky debat të mbahet në seancën e radhës kur ata të jenë prezentë”, tha Tahiri.

Të ngjashme