Grupi Analizës së Kërcënimeve të Google, ka njoftuar se hakerët rusë kanë bërë përpjekje për të depërtuar në rrjetet e NATO-s dhe ministrive të mbrojtjes të disa prej vendeve të Evropës Lindore.
Ky grup nuk ka bërë të ditur se cilat vende ishin shënjestra në atë që Google e përshkroi si “fushatë kredenciale të phishing”, e që nisi nga një grup me bazë në Rusi, i quajtur si Coldriver.
Fushatat u kryen duke përdorur llogari të reja të krijuara në Gmail, derisa Google thotë se nuk dihet shkalla e suksesit e këtij sulmi dhe se nuk është në dijeni se ndonjë llogari e Gmail është komprometuar, raporton BBC.