Sport
Mbyllen ndeshjet Llapi – Drenica dhe Trepça ’89 – Feronikeli, këto janë rezultatet
Demokracia
15:01 | 10 Mars 2021

Share:

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.

Në Podujevë Llapi e Drenica kanë luajtur baras në një sfidë me plotë emocione. Gjashtë gola të shënuar dhe në fund nuk kishte fitues pasi takimi u mbyll me rezultat 3:0.

Me rezultat të barabartë është mbyllur edhe ndeshja Trepça ’89 – Feronikeli, por për dallim nga ai në Podujevë në  Mitrovicë nuk u shënuan asnjë gol, 0:0 ishte rezultati përfundimtar.

Takimi tjetër Prishtina – Besa është duke u zhvilluar pasi ka nisur me 30 minuta më vonesë. /Demokracia.com

Të ngjashme