Kosova ka hyrë në një fazë shumë të rënduar për shkak të përhapjes së pandemisë, COVID-19, shkruan Demokracia.com.
Situata në spitale po duket e vështirë, derisa institucionet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje për respektim të masave.
Megjithatë kjo kërkesë nuk është se po respektohet shumë. Sot në stadiumin e qytetit në Gjakovë, ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës, po përcillet nga një numër i konsiderueshëm shikuesish.
Gjithsesi, në këtë situatë klubi gjakovar nuk mund të bëjë asgjë pasi infrastruktura në stadiumi është duke u rregulluar dhe për momentin nuk ka asnjë rrethojë që i ndalon tifozët të afrohen te stadiumi. /Demokracia.com