Futbollisti i njohur holandez, Rud van Nistelrooy sezonin e ardhshëm do të jetë në krye të shtabit teknik të PSV Eindhoven , ka njoftuar zyrtarisht klubi.
Van Nistelrooy do të pasojë në pankinë Roger Schmidt, i cili mbërriti në “Philips Stadium” në vitin 2020 dhe nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit 2021/22, kur do të largohet nga klubi, shkruan Demokracia.com.
Në fund të karrierës së tij në vitin 2012, ai vendosi të bëhet trajner dhe deri më tani ka punuar me ekipin e ri të PSV-së dhe si asistent në kombëtaren holandeze.
Van Nistelrooy luajti për PSV nga viti 1998 deri në 2001, luajti 67 ndeshje, shënoi 62 gola dhe fitoi dy tituj kampion.
“Gjithmonë ka qenë ëndrra ime të jem trajner i PSV-së. Kam punuar me drejtorin e klubit Tun Gerbrands sezonet e fundit dhe isha i bindur se mund të filloja një karrierë profesionale si trajner. Është momenti i duhur për të hedhur hapin tjetër”, tha Van Nistelrooy./Demokracia.com/
??? ?̷?̷?̷ ??? ???.
???? ??? ??????????? ?⚪
Our new head coach,
starting next season. pic.twitter.com/cp80IbEtg7— PSV (@PSV) March 30, 2022