Lajme
E FUNDIT| Biden thotë se Covid-19 nuk kontrollon më jetën e njerëzve
Demokracia
20:03 | 30 Mars 2022

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se Covid-19 nuk po kontrollon më jetë e njerëzve.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Biden ka thënë se SHBA gjendet “në një moment të ri të pandemisë”, përcjell Demokracia.com.

Sidoqoftë, ai ka theksuar se kjo nuk do të thotë se Covid-19 ka përfunduar.

Postimi i plotë:

Për shkak të strategjisë së re që kemi ekzekutuar gjatë vitit të fundit në vaksinime, testime, trajtime dhe shumë të tjera, jemi në një moment të ri të kësaj pandemie.

Kjo nuk nënkupton se pandemia ka përfunduar.

Kjo do të thotë se Covid-19 nuk kontrollon më jetën tonë./Demokracia.com/

Të ngjashme