Legjenda e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev ka sulmuar kreun e Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Sejdinin.
Pandev ka treguar se pas fitores me Kosovën, Muhamed Sejdini as i ka uruar lojtarët në dhomat e zhveshjes, teksa thotë se ata janë njerëz anti-futboll.
“Nuk dëshiroj të hyjë në atë se nëse ka politikë, pasi nuk kuptojë në politikë. Megjithatë këta njerëz nga udhe heqësia e FFM-së, anëtar të KD që udhëtojnë me, janë më shumë se 15 vite dhe unë vërtetë nuk e di çka kanë bërë për futbollin e Maqedonisë. Ata vijnë të shëtitën dhe të gëzohen kur humbim. Dhe pastaj të flasin, se si lojtarët nuk vlejnë për asgjë. Para ndeshjes me Kosovën prita që kryetari Sejdini së paku të vij në hotel, të na përshëndesë, të na uroj fat, mirëpo, nga njeriu që asnjëherë nuk ka pasur ide për futbollin edhe nuk isha i befasuar që pas ndeshjes nuk hyri në dhomat e zhveshjes për të na uruar” Goran Pandev në TV 24
“Sidoqoftë, kjo gjeneratë meritoi të ketë kushtet më të mira për punë, ndërsa dua të theksoj se 90 për qind prej përfaqësuesve as që e dinë se kush është kryetar i FFM-së, kush është nënkryetar dhe cilët janë njerëzit që udhëtojnë me ne, ata janë njerëz anti-futbollit. Unë me Ademin, Alioskin, Bardhin flas çdo ditë, si vëllezër jemi”, tha kapiteni i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev në TV 24. /Demokracia.com