Rruga drejt Kupës së Botës në Katar po hyn në fazën e saj të fundit.
Mbetet për t’u ditur tani vetëm fati i skuadrave që janë kualifikuar në botëror, kundërshtarët e tyre në fazën e grupeve dhe kalimet dhe përplasjet e mundshme me të cilat do të përballen në fazën eliminatore.
Vizat e fundit të mbetura për Katar do të ndahen në qershor, kur do të luhet finalja e prapambetur mes Uellsit dhe fituesit të duelit Skoci-Ukrainë, si dhe play off-i ndërkombëtar ku Peru luan kundër fituesit të ndeshjes Australi-Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kosta Rika ndaj fituesit të ndeshjes Ishujt Solomon-Zelanda e Re.
Dihej tashmë që në Botëror nuk do të jetë Erling Haaland, Norvegjia e të cilit nuk fitoi përmes kualifikimeve, ndërsa shumë yje iu bashkuan një prej sulmuesve më të mirë në botë.
Goditja më e madhe është sigurisht rënia e Italisë, e cila u mposht nga Maqedonia në gjysmëfinale të play-off-it, kështu që kampioni aktual i Evropës nuk do të jetë për herë të dytë radhazi në Botëror, gjë që nuk i ka ndodhur kurrë më parë në histori.
Por përveç italianëve, ka edhe shumë yje të tjerë që do të ndjekin Kupën e Botës në TV, mes tyre edhe Mohamed Salah, ndoshta futbollisti më i mirë afrikan.
11-shja më e mirë që nuk luajnë në Katar:
Portieri: Gianluigi Donnarumma
Mbrojtësit: Leonardo Bonucci, Milan Skriniar, David Alaba, Andrew Robertson / Alexander Zinchenko
Mesfushorët: Marco Veratti, Jorginho, Barella
Sulmuesit: Riyad Mahrez, Erling Haaland, Mohamed Salah./Demokracia.com/