Kanë përfunduar 45 minutat e pjesëve të para në dy ndeshjet e javës së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Demokracia.com.
Llapi e Drenica po luajnë baras me rezultat 1:1 në një ndeshje shumë të fortë dhe interesante.
Takimi tjetër që po luhet në Mitrovicë ndërmjet Trepçës 89 e Feronikelit në pjesën e parë nuk ka nxjerrë fitues pasi është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.
Mbetet të shihet çfarë do të sjellin 45 minutat e dyta dhe bazuar në luftën që është zhvilluar në pjesën e parë me të drejtë priten një ndeshje e mirë në pjesën e dytë.
Takimi tjetër ndërmjet Prishtinës dhe Besës ka nisur me 30 minuta më vonesë dhe aktualisht po luhet minuta e 20-të ku rezultati është 1:0. /Demokracia.com