Sport
Agim Ademi takon Mario Fehr, Ministër i Sporti në Kantonin e Cyrihut
Demokracia
14:09 | 30 Mars 2022

Share:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi gjatë qëndrimit në Cyrih ka takuar ministrin e sportit në kantonin e Cyrihut z. Mario Fehr.

Gjatë këtij takimi u diskutua për lidhjet historike të Zvicrës dhe Kosovës, si dhe projektet e përbashkëta në fushën e sportit, me theks të veçantë në futboll, njofton uebfaqja e FFK-ja, përcjell Demokracia.com.

Fehr theksoi se në kohën sa ka qenë deputet në parlamentin zviceran e ka vizituar disa herë Kosovën dhe vazhdimisht ka punuar në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, teksa tani ka kënaqësinë që në kapacitetin e ministrit të thellojë edhe më shumë këtë bashkëpunim.

Ademi e informoi Fehr për zhvillimet e futbollit të Kosovës në të gjitha aspektet pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.

Ai falënderoi shtetin zviceran për mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit më të ri në Evropë në të gjitha sferat.

Ademi e ftoi ministrin Fehr për vizitë në Kosovë, me qëllim të shtrirjes së bashkëpunimit me projekte të ndryshme dhe fuqizimin e sportit dhe futbollit kosovar në veçanti./Demokracia.com/

Të ngjashme