Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është infektuar me koronavirus.
Klubi “mbretëror” ka dhënë njoftimin duke konfirmuar se tekniku italian ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Demokracia.com.
“Real Madrid CF njofton se trajneri ynë Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në komunikatën e Los Blancos.
Comunicado Oficial.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 30, 2022
Pavarësisht rregullores së re të vendosur në Spanjë për Covid ku eliminohet karantina për pacientët asimptomatike, Ancelotti ka vendosur ta mbajë atë.
Tekniku është në dyshim nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës në transfertë përballë Celta Vigos.
Por nëse ai mungon, takimin do ta drejtojë djali i tij, Davide Ancelotti./Demokracia.com/