Lajme
Putin dhe Macron biseduan në telefon dhe nuk u pajtuan për dy çështje
Demokracia
21:02 | 29 Mars 2022

Share:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ai i Rusisë Vladimir Putin kanë folur në telefon për situatën në Ukrainë. Të dy udhëheqësit diskutuan pozicionin e Rusisë për një mision humanitar në Mariupol, qyteti ukrainas që është përballur me breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës. Putin i tha Macronit se do të mendonte për këtë çështje, tha një zyrtar i presidencës franceze. Ata diskutuan gjithashtu vendimin e Rusisë që pagesa për furnizimet me gaz rus në Bashkimin Europian të kryhet në rubla, shtoi Kremlini. Një gjë e tillë është refuzuar nga Macron.

Të ngjashme