Sport
Mediat zvicerane “gozhdojnë” futbollistët e Zvicrës pas barazimit me Kosovën
Demokracia
21:02 | 29 Mars 2022

Share:

Pa fitues ka përfunduar ndeshja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës e zhvilluar në Cyrih në prezenc të një numri të madh të tifozëve.

Zvicra dhe Kosova barazuan 1:1 pas 90 minutave lojë në stadiumin “Letzigrund” në qytetin e Cyrihut.

Pas ndeshjes, ka ardhur edhe reagimi i ashpër nga mediat zvicerane në drejtim të futbollistëve “helvetikë”.

“Shmanget turpi – përfaqësuesja e dobët luan vetëm 1:1 ndaj Kosovës”, shkruan mediumi më i madh në Zvicër, “Blick”.

Kurse, “20minuten.ch”, shkruan: “Kosova sfidon zviceranët”.

“Zvicra shmang humbjen e palavdishme”, shkruan nga ana tjetër “LeMatin.ch”./Demokracia.com/

Të ngjashme