Lajme
Për 24 orë policia shqipton 480 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID
Demokracia
13:01 | 10 Mars 2021

Share:

Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar 480 gjoba për mosresptkim të ligjit anti-Covid.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 480 tiketa për mosrespektimin e ligjit anti-Covid, përcjell Demokracia.com.

Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga Covid-19 është miratuar në gusht të vitit 2020.

Policia e Kosovës përmes njoftimit për media, njoftoi se po ashtu se ka shqiptuar 1447 gjoba trafiku, ndërsa ka arrestuar 18 persona dhe 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Në raportin e policisë thuhet se një person është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa kanë ndodhur 20 aksidente me të lënduar dhe 37 aksidente me dëme materiale./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025