Sport
Futbollistët e Kosovës zbresin në fushë, “elektrizohet” stadiumi nga tifozët
Demokracia
17:26 | 29 Mars 2022

Share:

Futbollistët e Kosovës kanë zbritur në fushë për të kryer ngrohjet e fundit para sfidës miqësore me Zvicrën.

“Dardanët” dolën në fushë më shumë se 40 minuta para ndeshjes, raporton Demokracia.com.

Në momentin kur futbollistët kosovarë nisën të dalin në fushë, stadiumi “shpërtheu” në ovacione nga tifozët e shumtë shqiptarë që janë prezent në stadium.

Zvicra dhe Kosova do të përballen në miqësore në Cyrih me fillim nga ora 18:00 dhe njëherit kjo është sfida e fundit për muajin mars për dy ekipet përfaqësuese.

Demokracia.com ju sjell pamje drejtpërdrejtë nga stadiumi “Letzigrund”. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme