Sport
Federata e Futbollit të Spanjës sot takim urgjent shkaku i Kosovës
Demokracia
12:14 | 10 Mars 2021

Share:

Një situatë aspak e mirë është krijuar pasi Federata e Futbollit e Spanjës në mënyrë skandaloze e mohoi shtetin e Kosovës duke e cilësuar vetëm si “territor”, shkruan Demokracia.com

Ajo gjatë paralajmërimit të ndeshjeve të marsit me sugjerim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Spanjës, Kosovës iu referua si “Ndeshje me Territorin e Kosovës”.

Reagimet ndaj kësaj ishin të mëdha, derisa FFK-ja tha se nuk do të zhvillojë ndeshje pa himnin dhe flamurin, gjithmonë duke ia kujtuar Spanjës rregulloret e FIFA-s dhe UEFA-s në lidhje me ndeshjet zyrtare.

“Përpjekja e spanjollëve për ta minimizuar shtetësinë e Kosovës në ndeshjen e 31 marsit për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”, duke iu referuar Kosovës si territor, është e kot dhe e padrejtë. Ata janë të vetëdijshëm se në këtë datë do të përballen me Kombëtaren e Kosovës, e cila do të paraqitet si çdo shtet tjetër”, thuhej në reagimin e FFK-së të martën.

“Kriteret e UEFA-s e FIFA-s janë të ditura e të qarta si kristali dhe Spanja e dinë këtë, prandaj çka do që thuhet e shkruhet nuk i ndërron këto rregulla dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërrohen. Nëse ata duan medialisht të arsyetohen para opinionit të brendshëm është çështje e tyre, por Kosova nuk do të bëjë asnjë lëshim – ne do të luajmë vetëm sipas kritereve dhe rregullave strikte të UEFA-s, me himn dhe flamur shtetëror, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet”.

Kjo e ka shtyrë federatën spanjolle të thërret takim urgjent për ditën e mërkurës, për të gjetur një zgjidhje, sipas mediave në Spanjë.

Kosova është në Grupin B kualifikues për Kupën e Botës 2022, bashkë me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë, tri prej të cilave s’e kanë njohur pavarësinë e saj. /Demokracia.com

 

Të ngjashme