Sport
Zvicra – Kosova, ky kanal televiziv kosovar e transmeton përballjen miqësore
Demokracia
13:20 | 29 Mars 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës në futboll sot e zhvillon ndeshjen e dytë dhe njëherit të fundit miqësor ndaj Zvicrës.

Zvicra dhe Kosova luajnë në Cyrih me fillim nga ora 18:00, raporton Demokracia.com.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) do ta transmetojë ndeshjen falas.

Interesimi për ta parë nga afër këtë sfidë nga tifozët shqiptarë është i lart dhe stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë.

Kujtojmë se Kosova pësë ditë më parë demoloi Burkina Fason 5:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të një ndeshjeje miqësore./Demokracia.com/

Të ngjashme